Kriza e karburanteve rrezikon transportin publik/ Shoqatat paralajmëruan reduktim, reagon Administrata Tatimore

Publikuar me datë:

Pas kërcënimit të shoqatave të transportit publik për të ulur numrin e mjeteve në shërbim nëse nuk trajtohet kërkesa për kompensim për shkak të rritjes së çmimit të karburantit, Administrata Tatimore ka publikuar një deklaratë zyrtare.

Administrata njofton se më 1 gusht 2026 është mbyllur procesi i aplikimeve për skemën e kompensimit të dedikuar transportit publik.

Aktualisht, Administrata Tatimore është në fazën e zbatimit të procedurave të kompensimit për 95 subjekte, të cilat kanë aplikuar për ndihmë financiare për përballimin e kostove të shtuar nga çmimi i karburantit.

Sipas të dhënave zyrtare, totali i fondeve të destinuara për kompensimin e shoqërive të transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës është 110.7 milionë lekë.

Administrata Tatimore thekson se kjo shumë nuk përfshin shoqëritë që ofrojnë shërbim në linjat urbane të Tiranës. Për këto, kompensimi mbulohet nga Bashkia e Tiranës.

Për linjat urbane të kryeqytetit, kanë paraqitur aplikim në Administratën Tatimore 20 subjekte, të cilat kërkojnë një kompensim me vlerë totale prej 66.1 milionë lekësh.

“Vlera totale e kompensimit për shoqëritë e transportit qytetës, rrethqytetës dhe ndërqytetës arrin në 110.7 milionë lekë. Shifrat nuk përfshijnë kompensimin për shoqëritë e linjave qytetëse të Tiranës, i cili mbulohet nga Bashkia Tiranë. Numri i subjekteve që kanë aplikuar për t’u kompensuar nga Bashkia e Tiranës pranë Administratës Tatimore është 20 për një vlerë prej 66.1 milion lekë”, thuhet në njoftim.

Ky reagim nga Administrata Tatimore pasohet nga paralajmërimet e fundit të shoqatave të transportit, të cilat kanë shprehur shqetësimin për përballimin e kostove në rritje dhe kanë njoftuar mundësinë e zvogëlimit të flotës urbane, në mungesë të një përgjigjeje të qartë nga qeveria për mbulimin e diferencës së çmimit të karburantit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Parlamenti i Suedisë miratoi të enjten uljen e moshës...

Angli/ Treni del nga shinat, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Në afërsi të stacionit Lewes në East Sussex, Anglia...

Pentagoni: Sulmet amerikane në Jemen vranë 153 civilë

Një raport i Pentagonit i dorëzuar së fundmi Kongresit...

Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e...