Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e sotme në fshatin Delisufaj të Lushnjës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy gra, Mirela Haskon dhe Florijë Xhepa, përkatësisht nga 50 vjeç.

Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe grupi hetimor, ndërsa vijojnë veprimet për nxjerrjen e automjetit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Rrethanat dhe shkaqet që çuan në daljen e automjetit nga rruga mbeten ende të paqarta. Grupi hetimor po punon për të përcaktuar dinamikën e aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Angli/ Treni del nga shinat, 11 të plagosur, dy në gjendje të rëndë

Në afërsi të stacionit Lewes në East Sussex, Anglia...

Pentagoni: Sulmet amerikane në Jemen vranë 153 civilë

Një raport i Pentagonit i dorëzuar së fundmi Kongresit...