Ministria e Mbrojtjes: Deri tani janë raportuar 31 vatra zjarri, s’ka rrezik për zonat e banuara

Publikuar me datë:

Deri në orën 18:00 të datës 13 gusht, Ministria e Mbrojtjes njoftoi se janë regjistruar 31 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa në këtë moment mbeten aktive 18 vatra. Nga këto, 14 janë ende aktive, 2 janë në fazë monitorimi dhe 2 të tjera janë vënë nën kontroll. Në përpjekjet për shuarjen e flakëve po marrin pjesë gjithsej 309 efektivë të Forcave të Armatosura, të mbështetur nga 22 automjete, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Ndër zonat më problematike mbeten Dajti, Kruja, Dibra, Përmeti, Mirdita, Elbasani dhe Finiqi, ku ekipet po vijojnë punën për izolimin dhe shuarjen e flakëve. Veçanërisht në Gurë-Lurë të Dibrës, situata është mjaft intensive, por falë ndërhyrjes së shpejtë është shmangur rreziku për banesat përreth. Këtu operacionet mbështeten nga dy avionë Air Tractor.

Për të ndihmuar në përballimin e zjarreve në Dajt, Abaze të Krujës dhe Finiq janë vënë në përdorim edhe helikopterët e Forcave të Armatosura. Në disa zona vatrat janë izoluar ose nën kontroll. Ministria deklaron se, pavarësisht vështirësive të krijuara në disa qarqe, për vatrat kryesore nuk raportohet aktualisht asnjë rrezik për zonat e banuara.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

Ministria e Mbrojtjes – informim për situatën e zjarreve (ora 18:00) Ministria e Mbrojtjes informon se, deri në orën 18:00 të datës 13 gusht 2026, gjatë ditës janë raportuar gjithsej 31 vatra zjarri.

Aktualisht evidentohen 18 vatra, nga të cilat 14 aktive, 2 në monitorim dhe 2 nën kontroll. Në operacionet për menaxhimin e situatës vijon angazhimi i koordinuar i strukturave vendore dhe qendrore. Vetëm nga Forcat e Armatosura janë angazhuar 309 efektivë, 22 mjete, 1 autobot, 3 ambulanca, 9 mjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

Dajt, Tiranë – Në zonën mbi tunelet e Qafë-Mollës vijon puna me 20 forca MZSH dhe 10 ADZM, ndërsa për mbështetje janë angazhuar 2 helikopterë të FA-së. Në zonën Priskë e Madhe–Gurrë–Farkë–Lundër operojnë 40 efektivë MZSH me 8 automjete zjarrfikëse, 25 vullnetarë dhe 2 helikopterë të FA-së. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Abaze, Krujë – Zjarri vijon aktiv dhe është favorizuar nga era. Forcat operacionale po punojnë për shuarjen e tij, të mbështetura edhe nga 1 helikopter i FA-së. Nuk paraqitet rrezik per banesat.

Gurë-Lurë, Dibër – Situata vijon me intensitet të lartë në dy drejtime, ndërsa perimetri pranë banesave është vendosur nën kontroll dhe është shmangur rreziku për djegien e tyre. Janë angazhuar 120 forca bashkiake, 57 efektivë të FA-së, 15 policë, 15 vullnetarë dhe 9 punonjës të ADZM-së, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor.

Nëmerçkë dhe Dhëmbel, Përmet – Vijojnë aktive disa vatra në zona pyjore dhe kullota, në terren të vështirë. Në operacion janë angazhuar zjarrfikës, punonjës të sektorit pyjor dhe vullnetarë. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Trojë, Mirditë – Vijon puna për izolimin e vatrës me MZSH, 36 forca bashkiake, 3 policë, 20 vullnetarë dhe 30 efektivë të FA-së.

Lugaxhi, Elbasan – Situata paraqitet e rënduar pasi zjarri është përhapur në kurorat e pishave. Janë angazhuar 6 efektivë MZSH, 6 forca të pyjores, 5 punonjës ASHP, 5 forca bashkiake dhe 30 vullnetarë, të mbështetur edhe nga MZSH Cërrik. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Në Shalës, Cërrik, është evidentuar gjithashtu një vatër e re ku operojnë MZSH me 1 automjet dhe 3 efektivë.

Finiq, Vlorë – Në Dhivër operojnë MZSH Finiq, Delvinë, Konispol dhe Dropull me 5 automjete zjarrfikëse dhe 10 efektivë, forca bashkiake dhe 1 helikopter të FA-së. Vatra në Rumanxë është shuar plotësisht, ndërsa ajo në Dhrovjan është nën kontroll.

Në Mallakastër–Patos, vatrat në Drenie, Lofkënd dhe Ngraçije janë izoluar dhe situata mbahet në monitorim, ndërsa puna vijon në ekonominë pyjore të Gjinoqarës. Në Kryezi, Fushë-Arrëz, vatra është nën kontroll, ndërsa në Rrencë dhe Goraj-Budishtë vijon puna për izolimin e plotë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pentagoni: Sulmet amerikane në Jemen vranë 153 civilë

Një raport i Pentagonit i dorëzuar së fundmi Kongresit...

Lushnjë/ Makina del nga rruga dhe bie në kanal, humbin jetën dy gra

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar ditën e...

Durrës/ Burri plagos me thikë bashkëshorten, të dy përfundojnë në spital

Një përplasje në një familje në Durrës ka çuar...