Mehill Fufi bën thirrje për rikthimin e Partisë Komuniste: “I duhet Shqipërisë”

Publikuar me datë:

Një deklaratë pro rikthimit të Partisë Komuniste në Shqipëri ka ngjallur reagime, pasi ish-punonjësi i hidrocentraleve, Mehill Fufi, shprehet se një forcë e tillë politike do t’i shërbente vendit dhe se ajo mund të rikthente besimin e qytetarëve.

Fufi, i cili tregon se ka qenë për 31 vite anëtar i Partisë së Punës së Shqipërisë, nga viti 1959 deri në vitin 1990, rrëfen edhe për angazhimin e tij në strukturat partiake në disa institucione dhe ndërmarrje, deri në detyrën e sekretarit të Byrosë së Partisë.

Në reagimin e tij, ai kujton një bisedë të vitit 1959 me Nuredin Pumon, atëherë sekretar i organizatës së Partisë në H/C Ulëz, i cili e kishte ftuar të bëhej pjesë e Partisë.

Fufi përshkruan më pas periudhën e fundit të regjimit komunist, shpërbërjen e strukturave të Partisë së Punës dhe kalimin e ish-anëtarëve të saj në forca të ndryshme politike pas vitit 1990.

Por në pjesën përmbyllëse të shkrimit, ai shkon më tej, duke argumentuar se situata aktuale politike dhe shoqërore mund të krijojë terrenin për formimin e një Partie Komuniste.

Sipas Fufit, një forcë e tillë politike do të mund të fitonte mbështetje te punëtorët, fermerët, intelektualët, emigrantët dhe të rinjtë.

Në fund të reagimit, ai bën edhe një referencë të drejtpërdrejtë ndaj ish-diktatorit Enver Hoxha, duke shkruar:

“Ajo parti, eksperiencën që të fitojë besimin dhe të futet në gjirin e popullit, e ka! Mjafton të shpalosë Enverin e pavdekshëm!”

Deklarata vjen 35 vite pas rrëzimit të regjimit komunist në Shqipëri dhe rikthen në vëmendje debatin mbi nostalgjinë për diktaturën dhe thirrjet për rikthimin e ideologjisë komuniste.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Global Sumud Flotilla do të mbërrijë në Sazan në mbështetje të Revolucionit Flamingo

Global Sumud Flotilla pritet të mbërrijë në Shqipëri më...

Nesër diaspora në protestë, rikthehen te Kryeministria

Pasi përfunduan marshimin përgjatë bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe...

Suedia miraton uljen e përgjegjësisë penale në 14 vjeç

Parlamenti i Suedisë miratoi të enjten uljen e moshës...