U rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike, IDC-CDI uron Berishën

Publikuar me datë:

Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), ka uruar zyrtarisht Sali Berishën për rikonfirmimin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Berisha mori një mandat të ri në krye të forcës kryesore opozitare në vend pas një procesi votimi përmes një referendumi nga anëtarësia.

Në mesazhin e saj të urimit, IDC-CDI vlerëson procesin demokratik të ndjekur nga Partia Demokratike dhe konfirmon mbështetjen për liderin e saj.

Pas rinkonfirmimit Berisha reagoi teksa fokusin e vuri tek 40 mijë votat e demokratëve që mori.

Berisha shkruante se PD-ja i zgjedh drejtuesit bazuar në demokraci, teksa shton se votat e tyre ishin triumf i dinjitetit të demokratëve.

Berisha u shpreh se për kundërshtarët politikë, vota e demokratëve ishte një “tmerr dhe ferr i vërtetë”, ndërsa për shqiptarët ishte një “triumf i dinjitetit mbi mafian më të rrezikshme të Europës”.

Nga ana tjeter Ervin Salianji publikoi filmime duke thënë se në votimet e së shtunës, PD fryu shifrat.

Salianji ka shifra të tjera edhe mbi një garë të mundshme mes tij dhe Sali Berishës. Sipas në proces kanë marrë pjesë vetëm 5 mijë anëtarë, jo 39 441 sa ka pretenduar PD.

“Pjesëmarrja ishte minimale. Sipas monitorimit që kemi bërë në çdo degë nga demokratët që duan ndryshim, nuk kanë marrë pjesë më shumë se sa 5 mijë anëtarë”, tha Salianji.

Ai thotë se kryedemokrati iu shmang ballafaqimit me të në garë, pikërisht se është i vetëdijshëm se më shumë se 80% e bazës është e pakënaqur me të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]