Nënë e bir 6-vjeçar gjenden të vrarë në shtrat në Brazil, bashkëshorti: “Ajo ishte gruaja e jetës sime”

Publikuar me datë:

Një ngjarje tronditëse ka goditur qytetin Cotia të Sao Paulos në Brazil, ku u gjetën të vdekur në banesën e tyre një avokate 29-vjeçare dhe djali i saj 6-vjeçar. Si autor i dyshuar i kësaj vrasjeje të dyfishtë është arrestuar ish-partneri i viktimës, biznesmeni 41-vjeçar Eric Conrado Alves de Almeida.

Viktimat janë identifikuar si Anna Gabriela Faria Lima dhe djali i saj, Raphael. Trupat e tyre u zbuluan të shtrirë së bashku në një krevat dopio. Ngjarja doli në dritë të martën në mbrëmje, kur një koleg i Annës mori një telefonatë nga biznesmeni, i cili e informoi se “në banesën e Annës ndodheshin dy trupa”.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur biznesmeni hyri bashkë me viktimat në kompleksin e banimit të dielën në mbrëmje. Ai është parë të largohet në orët e hershme të mëngjesit të së hënës. Sipas të dhënave të publikuara, gjatë kësaj kohe nuk është regjistruar lëvizje e asnjë personi tjetër në rezidencë.

Policia ka zbuluar se marrëdhënia mes Anna Gabrielës dhe të dyshuarit ishte e mbushur me konflikte. Dëshmitë e familjarëve dhe miqve të saj tregojnë për ndarje të shpeshta, përndjekje dhe kërcënime për jetën. Ka pasur edhe raste, sipas dëshmive, kur biznesmeni i ka dëshmuar armë zjarri për ta trembur atë.

Shkaqet zyrtare të vdekjes ende nuk janë saktësuar, por hetimet janë përqendruar tek asfiksia. Autoritetet po hetojnë se si humbën jetën nëna dhe fëmija, duke shqyrtuar edhe mundësinë që djali të jetë vrarë i pari.

Menjëherë pas ngjarjes, 41-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e prindërve të tij, ku edhe është ndaluar nga policia. Gjatë arrestimit, ai ka deklaruar: “gruaja e jetës së tij vdiq në krahët e tij”, sipas raportimeve nga mediat braziliane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related