I moshuari nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra në aksidentin pranë kryqëzimit të Rrilës.
Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë 71-vjeçari Preng Gjoka, i cili mbeti i plagosur rëndë pas një aksidenti rrugor të ndodhur mëngjesin e 4 korrikut në aksin Lezhë–Milot.
Ngjarja ndodhi pranë kryqëzimit të Rrilës, ku 71-vjeçari, teksa lëvizte me biçikletë, u përplas nga një automjet tip “Benz” me targa të Kosovës. Si pasojë e goditjes, ai pësoi dëmtime të rënda dhe u transportua fillimisht në Spitalin Rajonal të Lezhës për të marrë ndihmën e parë mjekësore.
Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai u dërgua më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk mundi t’u mbijetojë plagëve dhe humbi jetën pas disa javësh qëndrimi në spital.
Pas aksidentit, drejtuesi i automjetit u shoqërua dhe u ndalua nga Policia, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive.

