U konfliktua me vëllezërit për çështje pronësie, arrestohet ish-drejtori i Policisë së Vlorës

Publikuar me datë:

Ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Sokol Mulosmani, është vënë në pranga në Tiranë pas një konflikti të dhunshëm me familjarët, që dyshohet se ka shpërthyer për shkak të një mosmarrëveshjeje pronësie.

Bashkë me të janë arrestuar edhe katër persona të tjerë, mes tyre tre vëllezërit dhe nipi i tij.

Ngjarja u regjistrua mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Njazi Meka” në kryeqytet, ku debati mes familjarëve degradoi në konflikt fizik.

Sipas të dhënave paraprake, në qendër të përplasjes kanë qenë mosmarrëveshjet për pronësinë, ndërsa  po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qendra Shëndetësore në Koplik pa ujë dhe energji elektrike

Qendra Shëndetësore e lagjes "CULAJ" në Koplik aktualisht ka...

Rama tërhiqet nga “Fu*k u”. “Nuk ua thashë shqiptarëve, u keqinterpretova”

Kryeministri Edi Rama ka ofruar sërish një sqarim në...