Punimet për linjën e re 35kV Koplik-Bogë, cilat janë zonat e prekura nga stakimi i energjisë

Publikuar me datë:

Stakimi i energjisë do të realizohet më datat 29, 30 qershor dhe 1 korrik.

Investimi për ndërtimin e linjës së re 35kV Koplik – Dedaj – Bogë ka filluar prej kohësh, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Ky projekt përfshin gjithashtu ndërtimin e dy nënstacioneve 35/6kV në Bogë dhe Dedaj, me synim rritjen e sigurisë në furnizimin me energji për zonat malore në veri.

Si pasojë e këtyre punimeve, OSSH bën të ditur se është e detyruar të stakojë energjinë elektrike që vjen nga fideri Zagora i Nst Koplik.

Në njoftim, përcaktohet se energjia do të mungojë në datat 29-30 qershor dhe 1 korrik, nga ora 08:00 deri në 17:00, dhe zonat e prekura përfshijnë: Shkrel, Goraj, Katund Kastrati dhe Gradiskije.

OSSH kërkon mirëkuptimin e abonentëve për këtë stakim të nevojshëm, i cili është një masë sigurie që lejon vazhdimin e punimeve në rrjetin elektrik.

Fotot nga Zani i Veriut

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Qytetari: “Plazhi publik i Velipojës, por njerëzit jo publik”

Qytetari Sokol Gjoni, i njohur për shqetësimet e tij...

Qendra Shëndetësore në Koplik pa ujë dhe energji elektrike

Qendra Shëndetësore e lagjes "CULAJ" në Koplik aktualisht ka...