Trump: Anijet me naftë kanë nisur lëvizjen në Ngushticën e Hormuzit

Publikuar me datë:

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se anijet kanë rifilluar kalimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme për transportin e naftës globalisht.

Me një postim në Truth Social, Trump njoftoi se shumë prej anijeve që po kalojnë në këtë ngushticë janë të ngarkuara me naftë, duke lëvizur sipas asaj që ai e emërtoi “Autostrada Jugore”.

“Anijet kanë nisur kalimin, shumica e tyre të ngarkuara me naftë, nga Ngushtica e Hormuzit. Ato po udhëtojnë nëpër ‘Autostradën’ Jugore, e cila është plotësisht e sigurt dhe e pastër. Po ashtu, ka dhe zona të tjera për lëvizje”, deklaroi Trump.

Ndërkohë, çmimi i naftës ka pësuar një rënie pas njoftimeve për arritjen e një marrëveshjeje mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.

Kontratat e naftës së papërpunuar Brent kanë rënë me 4.02%, duke arritur në 83.82 dollarë për fuçi.

Po ashtu, çmimi i naftës West Texas të ShBA-së qëndronte në 80.95 dollarë për fuçi, me një rënie prej 4.63%.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...