Transporti falas për nxënësit dhe qytetarët, Tuzi e nis shtatorin me një tjetër lehtësi

Publikuar me datë:

Komuna e Tuzit do të vijojë edhe këtë vit të ofrojë transport publik pa pagesë për nxënësit dhe qytetarët.

Kryetari i Komunës, Lindon Gjelaj, ka bërë të ditur se shërbimi do të nisë më 1 shtator dhe do të jetë falas për të gjithë përdoruesit.

Nisma synon t’u lehtësojë familjeve shpenzimet e përditshme të transportit, veçanërisht atyre që kanë fëmijë të cilët udhëtojnë çdo ditë drejt shkollave. Përmes këtij shërbimi, komuna synon gjithashtu të rrisë përdorimin e transportit publik.

“Komuna e Tuzit vazhdon edhe këtë vit të sigurojë transport publik falas për nxënësit dhe të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Gjelaj përmes rrjeteve sociale.

Transporti falas në Tuz vjen në një kohë kur në Shqipëri shumë familje, sidomos në zonat rurale dhe të thella, përballen ende me vështirësi dhe kosto të konsiderueshme për transportin e fëmijëve drejt shkollave.

Në përfundim të njoftimit, Gjelaj thekson se kjo është një prej masave konkrete të ndërmarra nga komuna në funksion të qytetarëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Stamboll/ Shirat e rrëmbyeshëm shkaktojnë kaos, disa aksidente dhe të lënduar

Stambolli u përball sot me reshje të forta shiu...

Nepal/ 584 viktima, 2 mijë persona të zhdukur

Numri i të vdekurve nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e...

Britani/ Incident në festivalin e krishterë, tabela shembet mbi turmën, 6 të plagosur

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur të premten pasdite,...

Ministria e Mbrojtjes: 11 vatra aktive. Ja situata në Dajt, Bulqizë dhe Librazhd

Ministria e Mbrojtjes ka publikuar përditësimin ne fundit sa...