Tragjike në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari humb jetën pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak në det

Një incident i rëndë ndodhi mbrëmjen e së dielës në plazhin e Pishporos në Fier, ku një burrë 49-vjeçar humbi jetën, pasi dyshohet se pësoi arrest kardiak sapo hyri në det.

Viktima është identifikuar si Durim Dogani, 49 vjeç.

Burime të para tregojnë se menjëherë pasi hyri në ujë, Dogani u përball me probleme shëndetësore. Mendohet se ai ka pësuar arrest kardiak brenda pak çastesh nga kontakti me detin.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën shërbimet e ambulancës dhe të Policisë. 49-vjeçari u transportua në Spitalin Rajonal të Fierit me shenja jete, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, nuk arriti të mbijetojë.

Policia po vijon hetimet procedurale për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit, ndërkohë që arresti kardiak mbetet shkaku paraprak i vdekjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe