Tragjedi në Lushnjë, djali vret nënën dhe plagos rëndë babain në banesë dhe arratiset

Publikuar me datë:

Mbrëmjen e sotme, fshati Zhym në Njësinë Administrative Krutje të Lushnjes është përfshirë nga një ngjarje e rëndë ku dyshohet se një i ri ka vrarë nënën e tij në banesë dhe ka plagosur rëndë babanë.

Burime të para zyrtare bëjnë me dije se Florjan Dalladaku është identifikuar si autori i dyshuar i krimit. Dyshohet se Dalladaku, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, ka qëlluar prindërit brenda shtëpisë së familjes.

Ngjarja ka shkaktuar një ndjesi të thellë tronditjeje te banorët lokalë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë forcat e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të sqaruar dinamiken e krimit.

Pas aktit të dyshuar, autori është larguar nga vendngjarja me automjet, ndërkohë që policia ka ngritur postblloqe dhe vijon ndjekjen për kapjen e tij.

Autoritetet janë duke vijuar hetimet për të dokumentuar plotësisht këtë ngjarje dhe për të zbuluar motivet që çuan në këtë krim. Informacione të tjera priten në orët në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...