Tentativa për sulm me dron në aeroportin e Leipzig, reagon Rama: Akt agresioni rus ndaj Gjermanisë

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar ngjarjen që lidhet me tentativën për një sulm me dron të ngarkuar me eksploziv pranë aeroportit Leipzig/Halle në Gjermani.

Sipas Ramës, ky incident përbën një akt agresioni rus në drejtim të Gjermanisë dhe të sigurisë në Evropë.

Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, kryeministri shprehu mbështetje të plotë për kancelarin gjerman Friedrich Merz, qeverinë dhe qytetarët gjermanë.

“Një dron që transporton lëndë shpërthyese drejt Aeroportit Leipzig/Halle nuk lë vend për paqartësi. Është një akt agresioni rus kundër Gjermanisë dhe kundër sigurisë së Europës, siç po e bën tashmë të qartë edhe vetë Qeveria gjermane.

Solidaritet i plotë me mikun tim @_FriedrichMerz, me Qeverinë gjermane dhe me popullin gjerman. Kancelari ka të drejtë që përgjigjet me qartësi dhe vendosmëri. Përballë luftës hibride nuk ka vend për hezitim.

Shqipëria qëndron e palëkundër përkrah Gjermanisë, Ukrainës dhe të gjithë aleatëve tanë të NATO-s. Jemi më të fortë kur veprojmë të bashkuar”, ka shkruar Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...

Ngeli 2 orë i bllokuar nga protestuesit, Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

Pasi kaloi rreth dy orë i bllokuar brenda Kryeministrisë,...