Ngeli 2 orë i bllokuar nga protestuesit, Rama largohet nga zyra nën masa të rrepta sigurie

Publikuar me datë:

Pasi kaloi rreth dy orë i bllokuar brenda Kryeministrisë, Edi Rama u largua nga ndërtesa nën masa të forta sigurie, pasi protestuesit kishin zënë hyrjet kryesore.

Kryeministri shfrytëzoi çastin kur turma nisi të marshojë nëpër rrugët e Tiranës për t’u larguar nga zyra e tij.

Protestuesit, të armatosur me flamuj kombëtarë, pankarta dhe simbolet e “Revolucionit Flamingo”, u mblodhën përballë Kryeministrisë prej orës 20:00 dhe vazhduan të brohorasin kundër qeverisë gjatë gjithë mbrëmjes.

“Këtu vendosim ne!”, “Rama ik!” dhe “Rama diktator!” ishin disa nga parullat që u dëgjuan gjatë protestës.

Përballë godinës u vendosën forca të shumta të Policisë së Shtetit dhe FNSH-së, të cilat krijuan një kordon sigurie. Situata u tensionua në momente të caktuara, kur forcat e rendit u përpoqën të largojnë protestuesit nga hyrjet e Kryeministrisë.

Në këto rrethana, dalja e kryeministrit nga ndërtesa u realizua me masa të forcuara sigurie. Pamjet e transmetuara nga protesta shfaqin momentin kur eskorta e Ramës largohet nga zona, ndërkohë që prezenca e madhe e forcave të sigurisë siguron rrugën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pasi bllokuan hyrjet e Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin

Protestuesit filluan të marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, ndërsa...

Potestuesit rrethuan godinën, shoqërohen në polici disa persona, mes tyre Dritan Goxhaj

Protesta e ditës së 94-t kundër qeverisë ka marrë...