Tragjedi në Itali, adoleshenti humb jetën pasi u hodh në Liqenin e Komos

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën pas një incidenti në Liqenin e Komos.

Sipas informacioneve paraprake, adoleshenti është hedhur nga një mol në zonën e Mandello del Lario, por nuk ka dalë më në sipërfaqe.

Miqtë e tij kanë njoftuar menjëherë shërbimet e emergjencës. Në vendngjarje kanë mbërritur rojet bregdetare dhe një helikopter i zjarrfikësve, ndërsa zhytësit kanë arritur të nxjerrin trupin e pajetë nga fundi i liqenit.

Autoritetet po hetojnë ende shkaqet e ngjarjes dhe nuk dihet nëse i riu ka pësuar ndonjë problem shëndetësor në ujë.

Sipas kryebashkiakut të zonës, Riccardo Fasoli, dyshohet se 15-vjeçari është futur në një zonë ku hyrja ishte e ndaluar. Ai ka bërë thirrje për më shumë informim mbi rreziqet, duke theksuar se rrjetet sociale dhe televizioni shpesh ndikojnë te të rinjtë për të thyer rregullat në zona të rrezikshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe