Thatësira zbulon një anije të mbytur prej vitit 1937 në lumin Danub

Publikuar me datë:

Rënia drastike e nivelit të ujit në lumin Danub ka nxjerrë në pah një anije mallrash të mbytur që prej vitit 1937, e cila ishte fshehur nën ujë për gati nëntë dekada.

Zbulimi është bërë në Kroaci, ndërsa thatësira e zgjatur dhe temperaturat e larta kanë bërë që niveli i lumit të bjerë në shifra rekord, duke ekspozuar edhe zona të mëdha ranore përgjatë brigjeve.

Situata ka sjellë probleme serioze për lundrimin, transportin lumor, turizmin dhe peshkimin në disa vende të Europës Juglindore. Në Serbi dhe Kroaci, shumë mjete lundruese kanë mbetur të bllokuara për shkak të ujërave të cekëta, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se anijet e vjetra të zbuluara mund të përbëjnë rrezik për navigimin.

Sipas Reuters ekspertët e lidhin fenomenin me valët e gjata të të nxehtit dhe mungesën e reshjeve, duke paralajmëruar se ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në rrjedhën e lumenjve europianë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...