Tensione në Sarandë/ Protesta e operatorëve turistikë ndërpret mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Publikuar me datë:

Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë është ndërprerë sot pas tensioneve të krijuara nga protesta e pronarëve të mjeteve ujore që operojnë në Ksamil.

Në rendin e ditës së mbledhjes ishte edhe shqyrtimi dhe miratimi i hartave të vendbazimeve të mjeteve ujore në territorin e Bashkisë Sarandë. Sipas propozimit të paraqitur nga bashkia, kërkohej miratimi i katër vendbazimeve, të cilat, sipas përfaqësuesve të institucionit, ishin përcaktuar pas një dëgjese publike të zhvilluar më herët.

Megjithatë, pronarët e mjeteve ujore kundërshtuan këtë propozim, duke argumentuar se vendbazimet e propozuara nuk janë funksionale për aktivitetin e tyre. Sipas tyre, ato ndodhen larg zonave turistike të Ksamilit dhe pozicionimi i tyre paraqet vështirësi për shkak të dallgëve që krijohen në det.

Gjatë diskutimeve, një pjesë e këshilltarëve bashkiakë propozuan që numri i vendbazimeve të rritej nga katër në gjashtë. Ky propozim nuk hasi kundërshtime as nga përfaqësuesit e Policisë Kufitare.

Për shkak të debatit të krijuar, këshilltarët e majtë kërkuan një pushim të përkohshëm për t’u konsultuar lidhur me çështjen. Pikërisht gjatë kësaj kohe u rritën tensionet mes protestuesve dhe përfaqësuesve të bashkisë.

Pronarët e mjeteve ujore tentuan të hynin me forcë në ambientet ku po zhvillohej mbledhja, duke kërkuar një takim me kryetarin e bashkisë. Ata u shprehën të revoltuar, duke deklaruar se “i kemi dhënë votën” dhe kërkuan që shqetësimet e tyre të dëgjoheshin drejtpërdrejt nga drejtuesi i institucionit.

Pas përshkallëzimit të situatës dhe tensioneve të krijuara, u vendos ndërprerja e mbledhjes së Këshillit Bashkiak Sarandë dhe shtyrja e saj për një datë tjetër, kur pritet të rikthehet në diskutim edhe çështja e vendbazimeve të mjeteve ujore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]