Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Publikuar me datë:

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara.

Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. Katër avionë zjarrfikës të tipit Canadair CL-415 u përfshinë në aksion që në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Banorët dhe pushuesit në qytetin e vogël të Milnas dhe rrethinat e tij, në pjesën perëndimore të ishullit, morën paralajmërime në celularët e tyre pak para mesnatës, teksa zjarri i afrohej banesave të tyre.

“Sipas agjencisë zyrtare kroate të lajmeve Hina, rreth 230 persona u evakuuan nga zona, shumë prej tyre me anije të rojes bregdetare dhe varka private.”

Shefi i zjarrfikësve, Slavko Tuçaković, informoi se ekipet e ndërhyrjes arritën të shpëtonin një numër të konsiderueshëm banesash, ndërkohë që ndihmuan edhe në evakuimin e turistëve dhe banorëve drejt vendeve të sigurta. Dy persona kanë marrë lëndime të lehta.

“Sipas të dhënave të cituara nga Hina, deri tani janë djegur rreth 35 mijë hektarë pyje me pisha dhe bimësi shkurrore, ndërsa ekipet e emergjencës vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të plotë të zjarrit.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]