Temperatura të larta, parashikimi i motit për këtë të shtunë

Publikuar me datë:

Kjo e shtunë pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, pa reshje shiu dhe me temperatura të larta, tipike për stinën e verës.

Në zonat bregdetare, temperaturat do të luhaten nga 24 deri në 32 gradë Celsius, ndërsa në zonat e ulëta termometri pritet të ngjitet deri në 35°C, me vlera minimale rreth 21°C.

Në zonat malore, temperaturat do të variojnë nga 16 deri në 28 gradë Celsius, duke ofruar kushte më të freskëta krahasuar me pjesën tjetër të vendit

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa në momente të caktuara, veçanërisht në zonat malore dhe përgjatë bregdetit, pritet të ketë forcim të saj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related