E rëndë në Librazhd-Përrenjas! Guri bie mbi automjetin në lëvizje, i merr jetën 42-vjeçarit

Publikuar me datë:

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Librazhd–Përrenjas, ku një gur i shkëputur nga mali ka rënë mbi një automjet që ishte në lëvizje.

Drejtuesi i mjetit udhëtonte i vetëm dhe mbeti i bllokuar brenda automjetit pas goditjes së fortë. Arjan Hoxha, 42 vjeç, ka ndërruar jetë, pasi nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

 “Rreth orës 22:30, në aksin rrugor “Prrenjas–Librazhd”, në fshatin Hotolisht, dyshohet se është shkëputur një gur nga mali dhe ka rënë mbi automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A. H., 42 vjeç, banues në fshatin Gjergjan, Elbasan, i cili ka humbur jetën.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related