Droga në Rinas, identifikohet njëri prej të arrestuarve, si tentoi t’u shmangej kontrolleve

Publikuar me datë:

Aeroporti Ndërkombëtar i Rinasit ka regjistruar sekuestrimin e rreth 46 kilogramëve lëndë narkotike.

Autoritetet shqiptare, në një veprim të koordinuar, ishin informuar paraprakisht nga homologët e tyre kanadezë për të kryer një kontroll të detajuar mbi një dërgesë të dyshimtë.

Burime të ABC News njoftuan se tre individë po hetohen për transportimin e lëndës narkotike: një çift shqiptar dhe një shtetas ndërkombëtar.

Njëri nga të arrestuarit është identifikuar si Kristian Gjoni, i cili përpiqej të shmangte kontrollin e bagazheve, duke pretenduar se bashkëshortja e tij ishte shtatzënë dhe se nuk duhej t’i nënshtrohej kontrollit.

Pas një shqyrtimi mjekësor u konstatua se ky pretendim ishte i pabazuar. Pas kësaj, të tre ata janë arrestuar.

Hetimet për zbardhjen e këtij rasti dhe për identifikimin e rolit të secilit person të përfshirë në këtë aktivitet të dyshuar kriminal vazhdojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related