Të rinjtë në marshim drejt Kryeministrisë, studentët përshkallëzojnë protestën: Kërkojmë revolucion!

Pasi kishin kaluar disa orë para Ministrisë së Arsimit, protestuesit u drejtuan për tek Kryeministria nën thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion” dhe “Studentët kërkojnë revolucion”.

Në marshimin përgjatë Rrugës së Durrësit u bashkuan studentë, prindër të tyre, qytetarë, si dhe simpatizantë të PD-së dhe partive të tjera opozitare, me destinacion final zyrën e kryeministrit Edi Rama.

Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 160-të, me kërkesa për dorëheqjen e Ramës dhe largimin e qeverisë. Gjatë marshimit në rrugët e Tiranës u dëgjuan thirrje të tilla si “Arrestoni Ramën!”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Rama, jep dorëheqjen!”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe