Tentoi të hynte në Britani me pasaportë italiane të falsifikuar, 21-vjeçari shqiptar dënohet me 12 muaj burg

Një 21-vjeçar shqiptar është dënuar me 12 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi tentoi të hynte në vend duke përdorur një pasaportë italiane të falsifikuar.

Sipas policisë së Sussex-it, Ledian Hajdaraj u ndalua më 14 shtator në aeroportin Gatwick, pasi kishte mbërritur me një fluturim nga Belfasti, në Irlandën e Veriut.

Oficerët e policisë, në bashkëpunim me shërbimet e Emigracionit, dyshuan për dokumentet e tij dhe kryen verifikimet përkatëse. Kontrolli zbuloi se të dhënat në pasaportën italiane që ai paraqiti nuk përputheshin me regjistrat kombëtarë.

Gjatë marrjes në pyetje, 21-vjeçari pranoi se kishte dhënë një identitet të rremë dhe se nuk ishte shtetas italian.

Pas identifikimit të tij si Ledian Hajdaraj, gjatë kontrollit fizik policia i gjeti dhe i sekuestroi edhe pasaportën e tij origjinale.

Ai u arrestua dhe u shoqërua në komisariat, ku gjatë intervistimit zgjodhi të mos jepte deklarime.

Më vonë, Hajdaraj pranoi fajësinë për posedimin e një pasaporte të falsifikuar me qëllim hyrjen e paligjshme në Britani.

Më 13 tetor, Gjykata e Kurorës në Lewes e dënoi me 12 muaj burgim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe