Protesta kombëtare ka kaluar përpara godinës së Kryeministrisë, ku demonstruesit kanë hedhur molotov drejt ndërtesës qeveritare. Një shishe molotov është përplasur pranë hyrjes kryesore, ndërkohë që forcat e policisë janë larguar nga vendngjarja.
Ndërkohë, disa efektivë të policisë, të vendosur në tarracat e Kuvendit dhe Kryeministrisë, kanë fotografuar pjesëmarrësit në tubim. Në përgjigje, të rinjtë kanë përdorur rrezet lazer—një teknikë tashmë e njohur—për të mos u identifikuar përmes fotove.
Kujtojmë se Rama ka paralajmëruar se do të gjobisë të gjithë ata studentë dhe qytetarë që kryejnë akte dhunë në protestë.
