Pas plagosjes gjatë protestës në Shkodër, kreu i Policisë së Shtetit viziton në banesë nënkomisarin Fasli Rama

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, ka zhvilluar një vizitë në banesën e nënkomisarit Fasli Rama, i cili mbeti i plagosur gjatë protestës së zhvilluar në Shkodër.

Gjatë takimit, Hita u njoh me gjendjen shëndetësore të efektivit, i cili ka shërbyer për më shumë se 30 vite në radhët e Policisë së Shtetit. Ai vlerësoi kontributin dhe karrierën e Ramës, duke i shprehur mirënjohjen për shërbimin e tij.

Sipas Policisë, prania e nënkomisarit në protestë kishte për qëllim garantimin e së drejtës për tubim paqësor dhe mbrojtjen e institucioneve, si dhe të pronës publike e private nga aktet e dhunës.

Nga ana e tij, Fasli Rama bëri me dije se shëndeti i tij është përmirësuar dhe se po shkon drejt rikuperimit të plotë. Ai falënderoi Hitën për vizitën dhe mbështetjen, si dhe mjekët e Spitalit të Traumës për kujdesin gjatë trajtimit.

Në fund, drejtori i Policisë së Shtetit i uroi efektivit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më parë në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe