Gjashtë të vrarë nga të shtënat në Krakov, autori 24-vjeçar hapi zjarr ndaj qytetarëve

Publikuar me datë:

Një viktimë tjetër i është shtuar bilancit tragjik të sulmit të armatosur që tronditi qendrën e Krakovit, Poloni, duke e çuar në gjashtë numrin e jetëve të humbura. Nga incidenti, të paktën 12 persona të tjerë mbetën të plagosur, përfshirë tre pjesëtarë të forcave të rendit.

Sipas të pranishmëve, një i ri 24-vjeçar, i pajisur me uniformë kamuflazhi ushtarak, helmetë dhe me fytyrë të mbuluar, lëvizte me një automjet të zi në sheshin kryesor, duke hapur zjarr ndaj kalimtarëve. Videot e publikuara në rrjetet sociale pasqyrojnë atmosferën e ankthit, me turma që ikin me shpejtësi dhe tentojnë të strehohen në dyqanet përreth zonës.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë në vendngjarje dhe arritën ta neutralizonin autorin e dyshuar, i cili u plagos gjatë përplasjes me efektivët dhe më pas u dërgua në spital. Zyrtarët konfirmuan se bëhet fjalë për një shtetas 24-vjeçar polak, për të cilin dyshohet se ka vepruar në mënyrë të pavarur.

Gjatë kontrolleve në makinën e tij, autoritetet sekuestruan një sërë armësh dhe municionesh, ndërkohë që në bagazh u gjetën pajisje ushtarake, një çantë shpine dhe një bajonetë. Sipas të dhënave të policisë, është e mundur që sulmuesi të ketë përdorur një pushkë gjysmëautomatike të stilit AR-15. Nuk janë bërë ende të qarta arsyet që qëndrojnë pas këtij akti.

Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave dhe ka vlerësuar guximin e efektivëve që ndërhynë në vendngjarje. Presidenti Karol Nawrocki gjithashtu është shprehur i tronditur nga ngjarja, ndërsa hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat vijojnë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SPAK nis hetimet për resortet turistike, në fokus edhe projekti në Rrjoll!

Prokuroria e Posaçme ka regjistruar një procedim penal pas...

Vllaznia mposht Elbasanin në “Loro Boriçi”, tri pikë të rëndësishme për kuqeblutë

Vllaznia ka siguruar një fitore të rëndësishme në javën...

Netanyahu kundër partive arabe: Përfshirja e tyre në qeveri do të rrezikonte sigurinë e Izraelit, deklaron kryeministri

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka rritur ndjeshëm ashpërsinë...