Të rinjtë e Shkodrës shpërndajnë ujë për policinë

Publikuar me datë:

Të rinjtë e ACT for Shkodra kanë ndërmarrë një nismë simbolike në rrugët e qytetit, duke shpërndarë shishe me ujë për efektivët e Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, të cilët po përballen me temperatura të larta dhe fluks të shtuar trafiku.

Në akset dhe kryqëzimet kryesore të Shkodrës, efektivët vijojnë punën për menaxhimin e qarkullimit, ndërsa të rinjtë kanë zgjedhur t’u shprehin mirënjohjen përmes një gjesti të thjeshtë.

Përveç mbështetjes ndaj policisë, nisma përcjell edhe një apel për qytetarët: për distancat e shkurtra të reduktohet përdorimi i automjeteve dhe të zgjidhet më shpesh biçikleta, një prej mjeteve më karakteristike të Shkodrës.

Sipas organizatorëve, një zgjedhje e tillë mund të ndihmojë në lehtësimin e trafikut dhe në përmirësimin e lëvizjes në qytet, veçanërisht gjatë ditëve me fluks të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Durrës/ Përplasen dy makina, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia

Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite në Durrës,...

Vau-Dejësi hap rrugën për dy investimet e para të “Paketës së Maleve”

Dy projekte të rëndësishme të paraqitura nga Bashkia Vau-Dejës...

Bie zjarr në një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi”në Tiranë

Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë u përfshi nga flakët, por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të banesës. Menjëherë pasi u mor njoftimi për zjarrin, ekipet e zjarrfikësve arritën në vendngjarje dhe nisën punën për shuarjen e flakëve. Zjarri kishte pushtuar një pjesë të […]

Ukrainë/ Vriten nëna dhe djali 9-vjeçar nga rusët, plagosen 4 persona

Një nënë dhe djali i saj 9-vjeçar janë vrarë...