Vau-Dejësi hap rrugën për dy investimet e para të “Paketës së Maleve”

Publikuar me datë:

Dy projekte të rëndësishme të paraqitura nga Bashkia Vau-Dejës në kuadër të “Paketës së Maleve” kanë kaluar me miratimin e KKTU-së, duke shënuar hapat e parë drejt konkretizimit të investimeve të reja në zonë.

Lajmi është bërë publik nga kryetari i Bashkisë Vau-Dejës, Kristian Shkreli, i cili ka bërë të ditur se bëhet fjalë për ndërtimin e një resorti agroturistik dhe një fabrike për përpunimin e ullirit.

Sipas kryebashkiakut, këto investime synojnë të krijojnë më shumë mundësi për zhvillimin ekonomik të zonës, të nxisin turizmin dhe të rrisin vlerën e prodhimeve vendase.

Shkreli ka deklaruar gjithashtu se edhe projektet e tjera të aplikimit në kuadër të “Paketës së Maleve” pritet të marrin miratimin në vijim, me synimin për të sjellë investime të reja dhe hapësira zhvillimi për komunitetin dhe sipërmarrjen lokale.

Dy projektet e miratuara konsiderohen si hapi i parë i konkretizimit të kësaj pakete në Vau-Dejës, ndërsa pritshmëritë janë që investimet e tjera të pasojnë në muajt në vijim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Gorrea nuk tërhiqet: Divjaka duhet të mbetet bashki, Komisioni i Maznikut ka bërë gabime

Josip Gorrea, kryetari i Bashkisë Divjakë, ka komentuar debatin...

Japoni/ Arrin në 8 numri i viktimave nga shirat e rrëmbyeshëm

Të paktën tetë persona humbën jetën nga shiu i rrëmbyeshëm që goditi Japoninë lindore të enjten mbrëma, duke shkaktuar përmbytje të rënda, duke ndërprerë transportin dhe duke nxitur urdhrat e evakuimit për më shumë se 400 mijë njerëz, njoftuan sot mediat lokale. Agjencia japoneze e motit lëshoi ​​paralajmërimin e saj më të lartë të nivelit […]

Durrës/ Përplasen dy makina, përfshihet në aksident zyrtari i partisë ‘Mundësia

Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite në Durrës,...