Nivelit i informimit të duhanpirësve për pasojat e konsumit të duhanit në shëndetin kardiovaskular mbetet i ulët.
Në një studim të fundit që përfshin më shumë se 240 mijë persona që konsumojnë duhan në 46 vende të ndryshme, u vunë re ndryshime minimale në ndërgjegjësimin rreth dëmeve të duhanit në zemër dhe enë gjaku gjatë 20 viteve të fundit.
Sipas ekspertëve, “90% e duhanpirësve e dinë se cigaret mund të shkaktojnë kancer në mushkëri”. Megjithatë, vetëm rreth 80% e tyre janë të vetëdijshëm për lidhjen mes duhanit dhe sëmundjeve të zemrës. Ndërkohë, edhe më pak persona e dinë rrezikun për goditje në tru apo dëmtimet e shkaktuara nga tymi pasiv tek të tjerët.
Studiuesit theksojnë se duhani është përgjegjës për më shumë se 2 milionë vdekje prej sëmundjeve kardiovaskulare çdo vit globalisht.
Disa vende evropiane po bëjnë hapa të mëtejshëm në luftën kundër konsumit të duhanit. Në Mbretërinë e Bashkuar, janë miratuar ligje të reja që kufizojnë shitjen e produkteve të duhanit.
Synimi i Komisionit Evropian është që deri në vitin 2040 të arrihet “një brez pa duhan”, duke ua ulur nivelin e duhanpirjes nën 5 për qind.
Ndërkohë, sipas të dhënave të OBSH-së, çdo vit mbi 7 milionë persona humbin jetën nga përdorimi i duhanit, përfshirë më shumë se 1.6 milionë që nuk janë duhanpirës por ekspozohen ndaj tymit të tij.

