Një aksident rrugor u regjistrua këtë pasdite në Durrës, duke përfshirë dy automjete.
Ndër të përfshirët në këtë përplasje rezulton të jetë edhe Drejtuesi i Qarkut Durrës i Partisë Mundësia, Klevi Elezi.
Fotot nga skena e aksidentit tregojnë se të dy automjetet kanë marrë dëmtime të konsiderueshme, veçanërisht në pjesët e përparme si pasojë e përplasjes.
Aktualisht nuk ka ende informacion të konfirmuar lidhur me persona të lënduar apo për gjendjen shëndetësore të atyre që ndodheshin në automjete.
Shkaqet dhe rrethanat e aksidentit mbeten të pasqaruara, ndërkohë që autoritetet pritet të kryejnë verifikimet e nevojshme.

