Një apartament pranë stadiumit “Selman Stërmasi” në Tiranë u përfshi nga flakët, por ndërhyrja e menjëhershme e shërbimit zjarrfikës parandaloi përhapjen e zjarrit në pjesët e tjera të banesës.
Menjëherë pasi u mor njoftimi për zjarrin, ekipet e zjarrfikësve arritën në vendngjarje dhe nisën punën për shuarjen e flakëve. Zjarri kishte pushtuar një pjesë të kuzhinës.
Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e vatrës, duke shpëtuar dy dhoma të tjera të apartamentit nga dëmtimi dhe duke kufizuar përmasat e dëmeve.

