Tabela e djalit të Benet Becit në ndriçuesin publik, në hyrje të Shkodrës, privilegj apo leje?

Publikuar me datë:

Një tabelë reklamimi e kampingut “Shkodra Castle Camping” është vendosur në një prej ndriçuesve publikë përgjatë rrugës në hyrje të Shkodrës, në zonën e Bahçallekut.

Kampingun, prej disa muajsh, e menaxhon Edon Beci, djali i kryetarit të Bashkisë Shkodër, Benet Beci. Vendosja e tabelës në një element të infrastrukturës publike ngre pikëpyetje mbi mënyrën se si është autorizuar ky veprim dhe nëse janë respektuar të gjitha procedurat.

Pyetja kryesore është e thjeshtë: A ka marrë Edon Beci leje nga institucionet për vendosjen e kësaj tabele në ndriçuesin publik?

Nëse po, kur është dhënë leja, nga cili institucion dhe mbi çfarë kriteresh është autorizuar përdorimi i një elementi të infrastrukturës publike për reklamim privat?

Rasti ngre gjithashtu një tjetër pikëpyetje: a do të trajtohej në të njëjtën mënyrë çdo qytetar apo biznes tjetër që do të vendoste një tabelë në një ndriçues publik?

Bëhet fjalë për një segment rrugor dhe ndriçues të lidhur me një investim publik, të financuar nga taksat e qytetarëve. Për këtë arsye, çdo ndërhyrje apo përdorim i tyre duhet të jetë i dokumentuar dhe i njëjtë për të gjithë.

Dhe këtu lind edhe pyetja që kërkon përgjigje nga institucionet: A ka ndikuar apo jo pozita e babait, kryebashkiakut Benet Beci, në këtë rast?

Transparenca nuk duhet të varet nga mbiemri. Nëse ka leje, ajo duhet të bëhet publike. Nëse nuk ka, institucionet duhet të shpjegojnë pse një biznes privat ka përdorur një aset të infrastrukturës publike për qëllime reklamimi.

Sepse rregullat duhet të jenë të njëjta për të gjithë , edhe kur pas një biznesi qëndron djali i kryetarit të Bashkisë.

Burimi: NewsPower

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related