Gazetari amerikan përball Ramës me emrat e Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit: “Nuk të takon ty të përcaktosh kush është i korruptuar”, kryeministri shmang përgjigjen

Gjatë një interviste me gazetarin amerikan Andrew Callaghan nga platforma Channel 5, kryeministri Edi Rama u përball me pyetje të hapura mbi çështjet e korrupsionit që prekin bashkëpunëtorët e tij më të afërt.

Callaghan solli në vëmendje rastin e ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, mbi të cilën rëndon masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për shkak të hetimeve rreth kontakteve të dyshuara me Ergys Agasin. Organi i akuzës pretendon se Hyseni ka pasur komunikime të shpeshta me Agasin, i cili aktualisht është në kërkim.

Kryeministri Rama zgjodhi të mos adresonte pyetjen konkretisht, duke iu përgjigjur: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari, për të sqaruar pozicionin e tij, ndërhyri duke theksuar se nuk po e akuzonte personalisht askënd për korrupsion, por vetëm po trajtonte çështje që lidhen me persona të përballur me akuza dhe hetime për korrupsion. Ai e pyeti Ramën nëse përgjegjësia për këto raste duhet të mbetet vetëm individuale.

Pjesë nga dialogu:

Rama: “Mendoj se nuk të takon ty të thuash kush është i korruptuar dhe kush nuk është.”

Gazetari: “Nuk po them unë kush është i korruptuar. Po flas për persona të arrestuar nën dyshimet për korrupsion. Për shembull, drejtuesja e shërbimeve të inteligjencës, më pak se dy javë më parë, u vu nën masë sigurie për shkak të një marrëdhënieje me një person të lidhur me krimin e organizuar.”

Rama: “Nuk e di pse i përzien gjërat. Çfarë lidhje ka kjo tani me investimin në bregdet?”

Gazetari: “Po i përgjigjem asaj që thatë për faktin se nuk po i quaj unë njerëzit të korruptuar. Po flas për persona të përballur me akuza për korrupsion. A mendoni se kjo është thjesht çështje e përgjegjësisë individuale?”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe