Tubuesit kanë përsëritur mospajtimin e tyre ndaj qeverisjes së kryeministrit Edi Rama, por gjithashtu edhe kundër opozitës së drejtuar nga Sali Berisha.
Gjatë protestës, u dogjën kukullat që simbolizonin dy liderët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Protestuesit i konsideruan ata përgjegjës për situatën aktuale në Shqipëri. Kukullat u dogjën mbi tavolinën e dialogut të vendosur nga kreu i qeverisë.
Një prej aktivistëve theksoi se Rama dhe Berisha janë politikanët që, sipas tij, kanë mbajtur peng vendin dhe duhet të largohen duke mos shfaqur më në jetën publike.
Aktivisti: Edi Rama dhe Berisha e kanë mbajtur peng Shqipërinë për 36 vite. Këto dy figura sa të kenë jetë duan pushtet.
Për këto dy figura nuk duhet që të ketë më hapësira. Ne refuzojmë në mënyrë kategorike ftesën e kryeministrit për dialog. Kanë sjellë ca karrige dialogu këtu pa sens, në një kohë kur ka pasur një dhunë të tmerrshme ndaj studentëve dhe protestuesve.
Rama e Berisha nuk duhet të shfaqen më fare më në hapësira publike.
