Haris Dalipi do të jetë pjesë e stafit teknik të ekipit të parë të Vllaznisë, në rolin e ndihmëstrajnerit.
Lajmi është bërë i ditur nga klubi shkodran përmes një njoftimi zyrtar, ku bëhet e ditur se Dalipi vjen pas angazhimit të tij në Akademinë Vllaznia.
Klubi i ka uruar suksese në detyrën e re, ndërsa tashmë ai do të kontribuojë në stafin teknik të skuadrës kuqeblu.

