Sulmet ndaj protestuesve, Lubonja: Rama i dëshpëruar, nuk mbrohet më me propagandë!

Publikuar me datë:

Analisti Fatos Lubonja komentoi protestat masive të qytetarëve për largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe sulmet e këtij të fundit ndaj tyre.

Në një intervistë për News24, Lubonja deklaroi se Rama nuk ka dëgjuar asnjëherë kritikat që i janë bërë, por ka zgjedhur t’i kundërshtojë ato me sulme verbale, propagandë dhe, sipas tij, duke u mbështetur te pushteti politik.

Analisti tha se zemërimi qytetar është grumbulluar për shkak të padrejtësive të mëdha. Lubonja përmendi skandalet e Arben Ahmetajt, Belinda Ballukut, Erion Veliajt apo AKSHI-t, duke shtuar se vetëm njëri prej këtyre rasteve do të kishte mjaftuar që kryeministri Edi Rama të kishte dhënë dorëheqjen.

Lubonja u shpreh se kryeministri ndodhet në një situatë të vështirë politike dhe po përpiqet të mbrojë pushtetin përmes propagandës. Ai u bëri thirrje qytetarëve të vazhdojnë protestat.

“E bën nga kultura politike. E para e punës ai nuk ka dëgjuar ndonjëherë. Kemi bërë boll kritika, ka pasur protesta dhe e vetmja metodë që ka përdorur ka qenë deligjitimimi i kritikuesve, sharja, çfarë nuk ka përdorur, edhe i opozitës me besimin se ka forcën policore. Në këtë sistem ka futur edhe krimin për të marrë votën dhe shtuar votën. Dhe forcën e korruptimit pra forcën e një regjimi, dhe ka menduar se kjo është metoda.

Unë jam në të drejtën, ju jeni gabim dhe armiqtë janë të jashtëm si në kohën e Enver Hoxhës. Dhe zemërimi i mbledhur, edhe ata të korruptuarit, e ndjejnë se kjo është padrejtësi e madhe.

Ai ose duhet të tërhiqet, mendoj se duhet edhe të dorëhiqet. Përpara këtij skandali, është Ahmetaj, Balluku, Veliaj, AKSHI. T’i heqim fare këto, sikur vetëm njëri prej këtyre të 4 që përmenda duhet të kishte dhënë dorëheqjen. Tani ka dalë Aruba e famshme që duhet hetuar plotësisht.

Thonë që aty mungojnë emrat e politikanëve, por duhet të dalin. E gjithë kjo o duhet të mbrohet me dhunë, që s’e ka atë fuqi ta bëjë. Me propagandë se mbron dot dhe po sulmon ashtu dhe është në një situatë që si të themi, është i dëshpëruar.

Por nga ana tjetër e kanë të vështirë ta lëshojnë pushtetin të gjithë diktaturat kështu që ky lumi, gjithkush që ka ndjerë padrejtësi të derdhet në shesh dhe të vazhdojë protesta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...

Egnatia firmos me mbrojtësin, vjen firma

Eneo Bitri është futbollisti më i ri që i...

96 kilogramë kanabis sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasitë të madhe droge...