Sulm me komente negative edhe ndaj Kalasë së Rozafës, reagon Rama: “Po me kalanë çfarë keni?”

Publikuar me datë:

Pas raportimeve për vlerësime negative të koordinuara ndaj bizneseve turistike, në shënjestër duket se ka përfunduar edhe Kalaja e Rozafës, një prej monumenteve më të vizituara në Shqipëri.

Sipas informacioneve të publikuara në rrjetet sociale, në platformën TikTok po qarkullojnë video që nxisin përdoruesit të lënë komente dhe vlerësime negative për destinacione të caktuara turistike, duke ngritur shqetësime për një fushatë që mund të dëmtojë imazhin e tyre.

Për situatën reagoi edhe kryeministri Edi Rama, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale e cilësoi këtë fenomen si një sulm ndaj turizmit dhe pronës publike e private.

“Po me Kalanë e Rozafës çfarë keni? A duhet ta dëmtojmë turizmin dhe t’i largojmë të huajt? Uroj që prokuroria të veprojë sa më shpejt ndaj këtyre shantazhuesve”, shkroi Rama.

Debati ka rikthyer në vëmendje ndikimin që mund të kenë komentet dhe vlerësimet online në reputacionin e destinacioneve turistike, veçanërisht në kulmin e sezonit veror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Pse nuk shkoi te Chelsea? Xhaka tregon arsyen e qëndrimit te Sunderland

Granit Xhaka ka zbuluar arsyen që e shtyu të...

Rruga e Arbrit/ Përplasen dy automjete, raportohet për dy të plagosur

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Rrugën e Arbrit,...

Shi në Elbasan, probleme në qarkullim për shkak të ujit nëpër rrugë

Një stuhi e shoqëruar nga reshje intensive ka goditur...