Granit Xhaka ka zbuluar arsyen që e shtyu të refuzojë mundësinë për t’u transferuar te Chelsea dhe të vazhdojë aventurën e tij te Sunderland.
Mesfushori shqiptar ka bërë të qartë se besimi te projekti i klubit dhe dëshira për të vazhduar rrugëtimin me këtë ekip kanë qenë vendimtare në zgjedhjen e tij.
“Kur e nënshkrova kontratën këtu, pas saj kishte një plan të qartë dhe ai plan ishte që t’i përmbaheshim këtij projekti, të besonim në të dhe të punonim për ta çuar përpara. Kur fola me pronarin e Sunderlandit, i thashë që në fillim se nuk e kam ndjesinë që ky projekt ka përfunduar ende.
Dhe kjo është ajo që më motivon. Dua ta shijoj futbollin evropian me këtë klub dhe me tifozët, dhe shpresoj që pas këtij sezoni të mund të arrijmë edhe më shumë”, ka thënë Xhaka.

