“Do kalbesh në burg”/ Veliaj publikon kërcënimin që, sipas tij, Rama i përcolli përmes Toni Gogut para seancave në GJKKO

Publikuar me datë:

Letra që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, bëri publike sot në lidhje me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, në burgun e Fierit për t’i përcjellë tre kërkesat e kryeministrit Edi Rama, është adresuar edhe në drejtim të GJKKO-së.

Sipas burimeve pranë ekipit të mbrojtjes së Veliajt, ky dokument është dërguar sot edhe në GJKKO në kuadër të komunikimeve të vazhdueshme të Veliajt me gjykatën, të cilat kanë të bëjnë me mundësinë e pjesëmarrjes së tij në seancën gjyqësore të ditës së nesërme.

Në letrën e tij, të bërë publike në rrjetet sociale, Veliaj tregon se Rama i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si “Flamingot” dhe ato të studentëve, duke i bërë të qartë se nëse nuk pranon, mund të përballet me akuza të reja për “prishje të rendit kushtetues”.

Po ashtu, Veliajt i është kërkuar të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës duke ia kaluar atë Arbër Hajdarit, si dhe të ndërpresë konsultimet me Plarent Ndrecën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmi rus ndaj një qendre ndihmash në Ukrainë, raportohet për 24 viktima nga bombardimet

Të paktën 24 njerëz humbën jetën pasi avionët rusë goditën një qendër shpërndarjeje ndihmash, në atë që udhëheqësi i Ukrainës e përshkroi si “absolutisht të tmerrshëm”. Nëntë bomba ajrore, secila me peshë 3,000 kg, u lëshuan në fshatin Komyshuvakha në rajonin jugor të Zaporizhzhias, tha kreu i rajonit, Mykhailo Semikin. Si pasojë, pesë persona u […]

Haris Dalipi emërohet ndihmëstrajner i ekipit të parë të Vllaznisë

Haris Dalipi do të jetë pjesë e stafit teknik...