Strukturat e reja të PD/ Gjekmarkaj: Mirdita ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, dinjitetit dhe besimit te fitorja

Publikuar me datë:

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, Agron Gjekmarkaj ka marrë pjesë në takimin e degës lokale të demokratëve në Mirditë ku po zhvillohen proceset e votimeve për drejtuesit e strukturave.

“Mirdita ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, dinjitetit dhe besimit te fitorja”.

“Me këtë organizim, me këtë unitet dhe me këtë energji, fitorja jonë është e pandalshme”, shkruan Gjekmarkaj në një postim në faqen e tij në facebook.

Me aktivin e Partisë Demokratike në Mirditë, ku 147 kryetarë dhe sekretarë të Grupseksioneve dhe Seksioneve po japin një shembull të shkëlqyer organizimi, demokracie dhe përgjegjësie politike në procesin e zgjedhjes së kryesisë së re.

Pas diskutimeve të hapura dhe frymës së bashkëpunimit që karakterizoi këtë takim, procesi vijon me votimin për kryesinë e re, duke shënuar një tjetër hap të rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e strukturave tona politike.

Sot, PD Mirditë dëshmon se është modeli më i mirë i bashkimit, koordinimit dhe energjisë fituese. Një degë e fortë, e bashkuar dhe e vendosur, që po përgatitet për fitore edhe më të thellë se ajo e e vitit të shkuar.

Në emër të të kryetarit të PDSH-së, z. Sali Berisha dhe si drejtues politik, shpreh mirënjohjen dhe urimet më të përzemërta për çdo demokrat të Mirditës, për strukturat drejtuese dhe për të gjithë ata që me përkushtim e sakrificë po kontribuojnë çdo ditë në ringritjen dhe fuqizimin e Partisë Demokratike.

Mirdita ka qenë dhe mbetet simbol i qëndresës, dinjitetit dhe besimit te fitorja. Me këtë organizim, me këtë unitet dhe me këtë energji, fitorja jonë është e pandalshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...