Spanja kalon në avantazh, penalltia ndëshkon Francën

Publikuar me datë:

Spanja ka kaluar në avantazh 1:0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Pas një fillimi të kujdesshëm nga të dyja skuadrat, momenti vendimtar i pjesës së parë erdhi në minutën e 20-të, kur arbitri Ivan Barton akordoi penallti për Spanjën pas një ndërhyrjeje të Lucas Digne ndaj Yamal.

Vetëm dy minuta më vonë, në minutën e 22-të, Mikel Oyarzabal u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke dërguar topin në këndin e djathtë të portës dhe duke mos i lënë asnjë mundësi portierit Mike Maignan për ta ndalur.

Më herët, në minutën e nëntë, Adrien Rabiot u ndëshkua me karton të verdhë pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Deri në këtë pikë të lojës, Spanja kryeson 1:0 dhe është një hap më pranë finales së madhe të Kupës së Botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related