Teksa sot mbahet seancë plenare, policia ka ndërmarrë një seri masash. E gjithë zona përreth Kuvendit është rrethuar me gardh metalik, ndërkohë që dy autobotë me ujë qëndrojnë aty pranë.
Ergys Gjençaj theksoi se në orën 10:00 pritet të nisë seanca plenare, të paktën kështu është njoftuar dy ditë më parë. Ndërkohë, në këtë zonë ka prani të forcave policore.
Kujtojmë se sot është dita e 10 e protestës së studentëve, ndërkohë që aksionit të tyre iu janë bashkuar dhe pedagogët. Ndërkohë në seancë plenare parashikohen të diskutohen 7 pr.ligje dhe 1 interpelancë, ajo me ministrin e Brendshëm, Ervin Demo sa i takon protestave të studentëve, të cilët kanë rënë shpesh herë pre e dhunës policore.

