Soni Malaj zbulon për herë të parë pse u nda me Flori Mumajesin

Publikuar me datë:

Këngëtarja Soni Malaj ka folur në “Ferma VIP” për marrëdhënien e saj të dikurshme me Flori Mumajesin, duke zbuluar detaje që nuk i kishte ndarë më parë publikisht. Gjatë një bisede me banorët e fermës, artistja tregoi se presioni i vazhdueshëm mediatik ishte një nga arsyet kryesore që çoi në fundin e lidhjes së tyre.

Soni kujtoi periudhën kur ajo dhe Flori ishin të fejuar dhe çdo detaj i jetës së tyre private përfundonte në faqet e gazetave. Sipas saj, vëmendja e madhe e publikut dhe mediave krijonte një ngarkesë të vazhdueshme për çiftin.

“Dilnim në gazetë. Më sillnin gazetën familjarët dhe gjëja e parë që bëja ishte të shihja çfarë ishte shkruar për mua”, tregoi këngëtarja, duke shtuar se në një moment kishin vendosur madje të sajonin një ndarje për t’i shpëtuar interesit të madh mediatik.

Ajo rrëfeu se lajmi për ndarjen e tyre u përhap menjëherë, edhe pse ata vazhdonin të ishin bashkë, duke e bërë situatën edhe më të vështirë.

“Ne na është nxirë. Shkaku kryesor pse jemi ndarë ka qenë ky presion. Tani njerëzit janë mësuar me portalet, por atëherë mbeteshe në gazetë. Kur e kemi ridiskutuar më vonë, kuptuam se arsyeja ishte pikërisht presioni shumë i madh. Nuk dinim ta menaxhonim”, u shpreh Soni Malaj.

Artistja zbuloi se lidhja e tyre zgjati disa vite dhe mbetet një nga historitë më të komentuara të muzikës shqiptare, ndërsa sot secili ka vazhduar rrugën e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]