Planifikoi sulm terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vienë, dënohet me 15 vite burg 21 vjeçari austriak

Publikuar me datë:

Një 21-vjeçar austriak, i identifikuar si Beran A, është dënuar me 15 vite burg pasi pranoi se kishte komplotuar një sulm xhihadist gjatë një koncerti të Taylor Swift në Vjenë, në kuadër të turneut “Eras” në gusht të vitit 2024.

Sipas mediave austriake, i riu pranoi gjithashtu përfshirjen në vepra të tjera penale të lidhura me terrorizmin, përfshirë edhe një sulm në Mekë.

Para gjykatës në Wiener Neustadt, Beran A deklaroi se i vinte keq për veprimet e tij, ndërsa juria u tërhoq për disa orë për të marrë vendimin përfundimtar.
Ai ishte arrestuar pak para koncertit të parë, nga tre koncertet e planifikuara të Taylor Swift, në stadiumin Ernst Happel të Vjenës, pas një informacioni të siguruar nga CIA.

Pas arrestimit, të tre koncertet e këngëtares amerikane në Austri u anuluan menjëherë, duke shkaktuar zhgënjim te afro 200 mijë fansa dhe te vetë artistja.

Prokurorët deklaruan se Beran A ishte radikalizuar dhe kishte shprehur besnikëri ndaj grupit Shtetit Islamik. Sipas tyre, ai kishte tentuar të siguronte armë në mënyrë të paligjshme, përfshirë një mitraloz dhe një granatë dore, por nuk kishte arritur t’i blinte.

Psikiatri i gjykatës, Peter Hoffmann, tha se i riu nuk shfaqte shenja të sëmundjes mendore dhe se nuk kishte “asnjë shpjegim psikiatrik” për radikalizimin e tij.

Në të njëjtin proces gjyqësor ishte përfshirë edhe një tjetër 21-vjeçar nga Sllovakia, Arda K, i akuzuar se ishte pjesë e një qelize të lidhur me Shtetin Islamik. Megjithatë, sipas autoriteteve, ai nuk kishte lidhje me komplotin ndaj koncertit të Taylor Swift.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...