Protestë në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet

Publikuar me datë:

Sheshi “Zahir Pajaziti” në Prishtinë është mbushur sot me protestues që kërkojnë drejtësi për vrasjen e Arlinda Zekajt dhe llogaridhënie nga institucionet.

Mes atyre që morën pjesë në tubim janë edhe anëtarët e familjes së Arlinda Zekajt.

Protesta u shoqërua me thirrje të tilla si: “Na nuk jemi vetë, e kena njana-tjetrën”, “Liri, barazi, solidaritet” dhe “Shteti i ka duart me gjak”. Ndër pankartat që u shfaqën në turmë, binte në sy edhe mesazhi: “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”.

Arlinda Zekaj humbi jetën të dielën në mbrëmje në Vitomiricë të Pejës. Personi i dyshuar për vrasjen, kunati i saj, u arrestua mbrëmë në orët e vona. Përveç tij, policia kishte ndaluar më herët edhe ish-bashkëshortin e Arlinda Zekajt.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Prokuroria e Fierit çon në gjyq noteren, dyshohet se falsifikoi dokumente noteriale për vite me radhë

Prokuroria e Fierit ka përfunduar hetimet dhe i ka kaluar për gjykim dosjen noteres me inicialet A.H., e cila akuzohet për falsifikim të dokumenteve noteriale në mënyrë të përsëritur gjatë intervalit 2011–2020. Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier njoftoi se e pandehura përballet me akuzën për veprën penale “Falsifikimi […]

Rritet kërkesa për ndihmë juridike falas në Shkodër, pensionet ndër problematikat kryesore

Gjithnjë e më shumë qytetarë në Shkodër po i drejtohen shërbimit të ndihmës juridike falas për të zgjidhur problematikat e tyre ligjore. Gjatë vitit 2025 u regjistruan 277 raste, ndërsa nga janari deri në tetor të vitit 2026 numri ka arritur në 341. Juristja Xhevahire Halaj konstaton një interesim në rritje të qytetarëve për këshillim […]