Skandal në Rusi! Tifozët e Spartakut sulmojnë Mirlind Dakun me pankartë fyese: Fundërrina shqiptare jashtë!

Publikuar me datë:

Transferimi i mundshëm i Mirlind Dakut te Spartak Moska ka ndezur polemika të forta në Rusi, madje edhe përpara se marrëveshja të bëhet zyrtare.

Grupi ultras i klubit, "Crazy North", ka dalë publikisht kundër afrimit të sulmuesit të Kombëtares së Shqipërisë, duke shfaqur një pankartë me mesazh ofendues ndaj tij dhe shqiptarëve.

Në një postim në kanalin e tyre në Telegram, tifozët deklaruan se kundërshtojnë plotësisht transferimin e Dakut, duke theksuar mbështetjen për popullin serb dhe duke përdorur gjuhë fyese ndaj shqiptarëve dhe kosovarëve.

Në pankartën e shfaqur prej tyre lexohej mesazhi: “Fundërrina shqiptare jashtë!”.

Megjithatë, reagimi i tifozëve nuk pritet të ndikojë në operacionin e merkatos. Sipas mediave ruse, Spartak Moska ka arritur marrëveshje me Dakun për kushtet personale dhe zyrtarizimi i transferimit pritet të ndodhë në ditët në vijim.

Sulmuesi 28-vjeçar pritet të largohet nga Rubin Kazan, ku zhvilloi 93 ndeshje dhe realizoi 38 gola, duke u konfirmuar si një nga sulmuesit më të mirë të kampionatit rus.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

SHBA përgatit sanksione ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare pas urdhër-arrestit për Netanyahun

Administrata e presidentit Donald Trump planifikon të vendosë sanksione...

Protesta/ Kryeministri për gazetën gjermane: Jam më i mirë kur sfidohem! Koha do ta tregojë

Kryeministri Edi Rama dh protesta qytetare në Tiranë kanë...

Haradinaj ngjitet në majën e Rupës, valëvit flamurin e UÇK-së

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kaluar këtë të...