Kush ishin në jahtin misterioz që tentoi t’i shpëtonte policisë, mes të ndaluarve pronari i Globus Travell dhe…Pashk Gjini i Alesio…

Publikuar me datë:

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e së dielës nga një jaht që lundronte në zonën e Palasës, duke vënë në lëvizje forcat e Policisë.

Menjëherë pas sinjalizimit, shërbimet e policisë nisën një operacion nga deti dhe toka, i cili zgjati rreth dy orë. Gjatë ndjekjes, mësohet se jahti tentoi t’i largohej policisë duke ndryshuar kurs dhe, në një moment, duke fikur edhe dritat. Megjithatë, mjeti lundrues u ndalua.

Sipas Policisë së Shtetit, në bord ndodheshin katër persona: Bruno Çela, Leonard Hasa, Afrim Kastrati dhe Pashk Gjini, të cilët u shoqëruan për verifikime.

Në njoftimin zyrtar, policia bëri me dije se gjatë kontrollit në jaht dhe ndaj personave nuk u gjet asnjë send apo mjet i kundërligjshëm, ndërsa rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta.

Burime bëjnë me dije se në jaht ndodheshin edhe emra të njohur të botës së biznesit. Mes tyre përmendet edhe Pashk Gjini, i njohur në opinion edhe me nofkën “El Chapo shqiptar”. Anton Gjinaj, i njohur edhe si Pashk Gjini ose Pashk Rrapi, është një biznesmen, emri i të cilit është përmendur ndër vite në hetime që lidhen me trafik droge dhe çështje të tjera kriminale, pa pasur një qëndrim të ri zyrtar lidhur me këtë ngjarje.

Anton Gjinaj alias Pashk Rrapi, pronari i kompanisë së ndërtimit “Alesio-2014” dhe investitor në dhjetëra pallate në Tiranë dhe infrastrukturë publike u lirua nga burgu i Rrogozhinës në dhjetor 2022. 

Ndërkohë, gjatë mbrëmjes policia shoqëroi edhe dy persona të tjerë: Astrit Gjonpalajn, pronar i “Globus Travel”, dhe Astrit Metën, shtetas shqiptaro-amerikan.

Megjithatë, sipas burimeve, të dy janë lënë të lirë, pasi nga verifikimet nuk ka rezultuar ndonjë lidhje e tyre me ngjarjen.

Hetimet vijojnë për të zbardhur rrethanat e plota të incidentit dhe për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur në bordin e jahtit gjatë mbrëmjes së së dielës në Palasë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Kërcënoi banorët me thikë, kandidati demokrat për Kongres arrestohet pas incidentit në plazh në Havai

Kandidati demokrat për Kongresin amerikan, Kirill Basin, është vënë...

3 të vdekur/ Tragjedi në Karolinën e Veriut, të shtëna brenda një banese

Një incident i rëndë tronditi orët e para të...

Zelensky me apel për aleatët pas sulmit rus që la 17 të vdekur

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka ngritur akuza ndaj aleatëve...

Pse Zuckerberg i kërkoi falje qeverisë indiane?

Shefi ekzekutiv i Meta Platforms, Mark Zuckerberg, i ka...