Protestuesit përplasen me masat e Policisë para Kryeministrisë, kundërshtojnë gjobat e vendosura ndaj tyre

Publikuar me datë:

Qytetarë, të rinj dhe studentë janë mbledhur sërish këtë të hënë para Kryeministrisë në Tiranë, duke zhvilluar protestën e radhës në kryeqytet.

Kjo grumbullim pasohet nga demonstratat e fundit që janë karakterizuar nga përplasje mes pjesëmarrësve dhe Policisë së Shtetit.

Rreth orës 19:45, tensionet kanë shpërthyer mes disa protestuesve dhe forcave të rendit, pasi punonjësit e policisë po vendosnin gjoba administrative për personat e identifikuar në tubim. Efektivët kërkuan dokumentet e identifikimit për të kryer procedurën, por hasën në kundërshtimin e qytetarëve të pranishëm.

Një prej protestuesve i tregoi Euronews se u ndalua nga policia teksa kalonte në trotuar dhe u njoftua se kishte dalë në foto gjatë grumbullimit.

“Po kaloja në trotuar dhe një punonjës policie më kërkoi mjetin e identifikimit, duke më thënë se isha fotografuar në tubim. Polici po bënte gjobën, por unë nuk ia firmosa dhe i kërkova arsyen. Më tha se isha fotografuar në tubim. Unë i thashë se kisha qenë duke kaluar në trotuar me shokët. Më ndaloi dhe më tha se isha konstatuar në foto”, rrëfeu qytetari për Euronews.

Pas këtij episodi, forcat e policisë janë tërhequr nga zona.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related