Gjergj Meta: Ndryshimet në shoqëri kanë transformuar familjen, e cila sot përballet me sfida të reja

Arqidioqeza Metropolitane Shkodër-Pult mblodhi familjet katolike në një takim të veçantë kushtuar temës “Familja, Kishë shtëpiake në mision”. Aktiviteti u organizua në sallën “Kardinal Mikel Koliqi”, afër Katedrales së Shkodrës, me vëmendjen kryesore te roli i familjes brenda komunitetit katolik dhe sfidat me të cilat ajo përballet në kohët moderne.

Imzot Giovanni Peragine, Arqipeshkëv i Shkodër-Pultit, theksoi përfshirjen themelore të familjes në misionin e Kishës, duke vlerësuar rëndësinë që ka në trashëgiminë e vlerave fetare dhe formimin e brezave të rinj.

Ndërkaq, Imzot Gjergj Meta u fokusua te domosdoshmëria për të identifikuar sfidat që përballet familja sot. Ai vuri në dukje se familja ka marrë trajta të reja për shkak të ndryshimeve të mëdha, duke mos qenë si më parë, ndaj kërkohet një mënyrë e re e të kuptuarit dhe trajtimit të realitetit të saj aktual.

Gjatë këtij bashkimi mori fjalën edhe Atë Bernard Caruana, Vikar i Përgjithshëm i Arqidioqezës Tiranë-Durrës, i cili foli mbi zbatimin në Shqipëri të nxitjes apostolike “Amoris Laetitia”. Programi i takimit përfshiu dëshmi nga përvojat e familjeve dhe sugjerime për krijimin e një programi baritor që t’i mbështesë ato.

Ky forum synonte të forconte lidhjet mes familjes dhe Kishës, si edhe të nxiste mendimin rreth sfidave dhe rolit të familjes në realitetin bashkëkohor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe